Personi që shihni në foto është infermierja e spitalit
Infektiv Ronida Hysa, e cila u arrestua nga Policia e Tiranës ditën e sotme, pasi dyshohet se i vodhi portofolin pacientit të
shtruar në spitalin
Infektiv, denoncuar në emisionin STOP.
30
vjeçarja, banuese në Durrës ka vjedhur para nga portofoli i pacientit, si dhe ka marrë kartën e tij të bankës, duke i zhvatur dhe llogarinë
bankare, duke përfituar nga fakti se ai e kishte shënuar pinin në një letër në sendet personale.
Kallëzimi për rastin në fjalë u bë nga shtetasi F. D., 25 vjeç, djali i të ndjerit K.D, 60 vjeç, i
shtruar te
Infektivi, i cili ka deklaruar se nga llogaria
bankare e të atit ishte tërhequr shuma 60.000 lekë.
Shtuar më 26/01/2021,
ora 15:29