Ditën e sotme në kuadër të mbylljes së lojrave të fatit ,
kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale duke i bashkëngjitur një foton e ish-kryeministrit Berisha.
Ky i fundit shihet në një
foto të vjetër pranë një makinerie lojrash fati, ose siç quhet ndryshe, "Kuqe e Zezë".
Reagimi i
Ramës:
"Nga kazinotë
elektronike tek shpifjet
elektronike Por bastet nuk i shpëton dot më as dëshpërimi i lojtarëve të fatit, as paraja e krimit të organizuar që financon industrinë e baltës kundër mbylljes së tyre dhe as hungërrimat e derrave apo pickimet e mushkonjave të kënetës mediatike."
Ky postim nga
kryeministri vjen edhe si reagim pas statusit të Berishës në Facebook ku shkruantë se e vetmja kompani që do të mbetet online është Bastarena, e cila është në kontrollin e Olsi
Ramës dhe kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako. /albeu.com/
Shtuar më 18/10/2018,
ora 11:31