Del autopsia, shqiptari në Greqi nuk vdiq nga e rrahura e të birit
Dy ditë më parë një ngjarje e rëndë nodhi në një familje shqiptare në Selanik, ku humbi jetën një 45 vjeçar.

Siç u raportua në mediat greke, viktima u gjet buzë rrugës kryesor të fshatit Agios Athanasios të Selanikut e i mbytur në gjakun e tij.

Policia greke hodhi dyshimet mbi djalin etij, pasi prej kohësh viktima dhe i biri kishin një konflikt të hapur.

Pasi u morë në pyetje vetë djali i shqiptarit të vdekur pranoi se kishte goditu të atin pas një sherri.

Djali ka rrëfyer në polici se dhunohej shpesh nga i ati dhe se ditën kur ai vdiq mes tyre kishte pasur një sherr mes tyre.

Babai i ishte vërsulur i pari dhe djali më pas i ka kthyer dorën.

Por në autopsinë e kryer nga mjekët-ligjorë, rezulton se 45-vjeçari nuk ka vdekur si pasojë e goditjeve, por nga një atak kardiak.

Të mërkurën 20-vjeçari do shfaqet para prokurorisë për shfajësimin, pasi deri tani akuzohet për “vrasje me paramendim”. /albeu.com/
Shtuar më 18/02/2019, ora 16:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori