Del autopsia, cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur

Aktorja e njohur Naya Rivera ndërroi jetë disa ditë më parë dhe pas një kërkimi të gjatë, trupi i saj i pajetë u gjet në liqen ditën e hënë. Autoritetet kanë bërë autopsinë dhe ka rezultuar se shkak i vdekjes ishte mbytja aksidentale.

“Shkaku i vdekjes është mbytja, dhe mënyra e ndërrimit të jetës është aksident,” tha ekzaminuesi mjekësor i Qarkut Ventura. 33-vjeçarja humbi gjurmët të mërkurën, pasi vendosi të bënte një xhiro me varkë me të birin 4-vjeçar.

Departamenti i Sherifit të Ventura-s publikoi pamjet të enjten, që tregonin momentin e mbërritjes së 33-vjeçares dhe djalit të saj 4-vjeçar në liqenmërkurën. Pamjet tregojnë se Rivera parkoi makinën dhe ndihmoi djalin e saj të dilte, përpara se të vazhdonte të merrte me qira varkën dhe të dilnin në liqen. Rivera dyshohet se ka vdekur pasi mendohet se ka hyrë në liqen për të bërë not.

Djali i saj Josey u gjet duke fjetur në varkë me jelekun e shpëtimit të veshur.
Shtuar më 15/07/2020, ora 10:28

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori