Dekretet e Topit, Kuvendi pezullon procedurën
Pëlqej
Mazhoranca ka pezulluar procedurën e shqyrtimit të kandidatëve të Presidentit Bamir Topi për Gjykatën Kushtetuese dhe atë të Lartë. 73 vota pro pezullimit janë dhënë nga mazhoranca ndërsa opozita doli nga salla duke mos marrë pjesë në asnjë prej votimeve të kryera.

Sipas opozitës ndërprerja e procesit të dekretit të Topit për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese është anti-kushtetuese dhe se mazhoranca me pezullimin e votimit të dekreteve të Topit është duke e goditur atë.

PD thotë se pret vendimin e Kushtetueses për kërkesën e saj për interpretimin e dy neneve të dokumentit themeltar në raport me procedurat e zëvendësimit të anëtarëve të gjykatave.
Shtuar më 11/11/2010, ora 15:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori