Deklaroi se i ati e dhunonte, flet për herë të parë nëna e Ermal Metës
Pëlqej
Bëri shumë bujë kudo në media deklarata e Ermal Metës, një vit më parë se në fakt një nga këngët e tij ishte personale dhe se fliste për dhunën nga babai.

Sipas nënës së tij, Ermali është tashmë një burrë dhe nuk ka nevojë që të flasë për gjëra të tilla.

“Ne jemi shumë të indinjuar nga gazetarët, para se të shkruajnë të mendohen mirë. Gjërat para se të thuhen duhen edhe vërtetuar. Ermali është 36 vjeç dhe nuk ka nevojë të flasë për dhunën e për njerëzit që nuk janë prezent.

Edhe i ati i tij do të gëzonte më shumë për suksesin e Ermalit, nëse nuk do të shkruheshin kaq shumë gjëra”, tha ajo për “Jo vetëm modë”. /albeu.com/
Shtuar më 17/02/2018, ora 23:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori