Deklarata e gazetares: Italia po heton disa zyrtarë të kupolës së Policisë shqiptare
Banda që u godit sot në Sicili ku u arrestua edhe shqiptari Moisi Habilaj, i cili mendohet se është kusheriri i Saimir Tahirit, shkaktoi një zhurmë shumë të madhe në media dhe në politikën shqiptare.

Gazetarja Klodina Lala ka bërë një deklaratë të fortë nga studio e emisionit “Studio e Hapur” ku citoi një burim të saj nga Prokuria i cili i ka konfirmuar se prokuroria italiane ka nën hetim një sërë drejtuesish të kupolës së Policisë së shtetit shqiptar të cilët dyshohen të përfshirë në trafikun e drogës së bandës që u godit sot në Sicili.

“Një informacion nga një burimi im nga Prokuroria, që është e sigurt që nga pala italiane ka një sërë drejtuesish të kupolës së Policisë së Shtetit që dyshohen të përfshirë me këtë grup që janë në hetim nga pala italiane. Autoritetet shqiptare duhet të presin ardhjen e dosjes në Shqipëri, prokuroria shqiptare duhet të presë dosjen e Italisë”, tha Lala.
Shtuar më 16/10/2017, ora 21:43

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori