Deklaratë e papritur nga Bushati, njofton sa mund të zgjasë hapja e negociatave për Shqipërinë
Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka paralajmëruar se hapja e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut mund të zgjasë edhe një dekadë.

Bushati është shprehur në Twitter se edhe pse ky proces mund të zgjasë, nuk do të ndikojë në procesin e reformës brenda Bashkimit Europian.

Postimi i Bushatit

Është hera e tretë në 16 muaj që Bashkimi Evropian po diskuton për fillimin e bisedimevehttp://www.albeu.com/dokumenta/foto/bushati59.jpg të pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Një proces i cili ka të ngjarë të marrë një dekadë për të përfunduar dhe nuk do të ndikojë as në procesin e reformës brenda Bashkimit Evropian, as në nevojën për të përmirësuar strategjinë e pranimit me vendet e Ballkanit Perëndimor.
Shtuar më 15/10/2019, ora 19:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori