Deklaratat mbi gay-t përplas Berishën me PLL
Partia e Lëvizja e Legalitetit ka raeguar ndaj deklaratave të kryeministrit Berisha për kreun e kësaj partie. Në një prononcim për mediat zv/kryetari dhe sekretari i përgjithshëm i PLL përkatësisht Sulejman Gjana dhe Artan Tujani, kanë deklaruar se kryeministri po tejkalon kompetencat e veta duke komentuar qëndrimet e kryetarit të Partisë së tyre.


"Kryeministri Berisha tejkalon të drejtat e veta kur merr përsipër të komentojë qëndrimet e kryetarit të partisë "Lëvizja e Legalitetit" z. Ekrem Spahiu. Ne kemi qëndrimet tona të pavarura e që burojnë prej programit të PLL-së. Ne asnjëherë nuk kemi komentuar qëndrimet e partive, fjalorin apo batutat e politikanëve të tjerë sepse mendojmë se çdokush duhet të dijë të mbajë vendin që i takon. Po të ishte rasti për komente të tilla, dihet fare mirë se kush ka për të thënë më shumë…", - thuhet në deklaratën e PLLsë. /albeu.com/
Shtuar më 28/03/2012, ora 10:18

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori