PDIU braktis Edi Ramën
Deklarata: Konkurset e spitaleve një fasadë, emërimet janë politike
Pëlqej
Deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia, ka reaguar pas emërimit të drejtorëve të spitaleve, të zgjedhur me konkurs.

Por ai e quan farsë dhe thotë se konkursi për drejtuesit e spitaleve të Shqipërisë është vetëm një gënjeshtër pasi të gjithë ata janë emerime politike të eskponentëve të Partisë Socialiste ose të lidhur me pushtetin e saj.

“Premtimin e Edi Ramës se drejtuesit e rinj të spitaleve do të ishin profesionistë të zgjedhur me konkurs, e përgënjeshtron fakti se Enkelejdi Joti është rikonfirmuar në krye të Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza. Ish-Drejtori i Përgjithshëm i Top Channel njihet për vënien në shërbim të Edi Ramës të televizionit kombëtar.

Spitalin e Sanatoriumit është rikonfirmuar një emërim tjëtër i Edi Ramës, Perlat Kapisyzi, bashkëshort i zëvendësministres Mira Rakacolli, këshilltar Ps në minibashkinë 2 gjatë periudhës 2004-2008.

spitalin e Shkodrës është emëruar një përson tjetër politik, kandidati për deputet i PS në Shkodër, Vilson Masmalaj.
Në drejtim të spitalit të Beratit është emëruar, ish deputeti i PS, Eduard Bejko.
Spitalin e Durrësit është ëmruar me urdhër politik dhe jo me konkurs, kryetari i Këshillit Bashkiak, PS, Alban Ramohitaj.
spitalin e Dibrës është shpërblyer me vendim politik i akuzuari për blerje votash, eskponent i PS në Dibër, Spartak Koltraka.

Spitalin e Traumës është emëruar me, Arben Zenelaj, i njohur për lidhjet me PS.
Në Maternitetin e Tiranës është emëruar më urdhër politik një tjetër aktiviste e PS, Eliona Demaliaj.
spitalin e Tropojës është emëruar anëtari i kryesisë së PS Kukës, Ismet Nika”, deklaron deputeti demokrat.

Spahia thotë se emërime të tilla politike nuk i shërbejnë qytetarëve, por partisë në pushtet dhe janë një provë sesi Edi Rama mashtron publikisht qytetarët. ​
Shtuar më 21/11/2017, ora 21:51

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori