Aksident i katërfishtë në Tiranë, tre persona përfundojnë në spital

Një aksident i katërfishtë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë në “Rrugën e elbasanit”.

Sipas informacioneve janë përplasur katër makina përballë një lokali, e për pasojë kanë mbetur të plagosur tre persona.

Të plagosurit janë dërguar në spital ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi:

Më datë 25.05.2023, rreth orës 19:05, në Rrugën e Elbasanit, përballë një lokali, janë përplasur 4 automjete. Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar tre shtetas, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendndgjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

/AlbEu.com/


Shtuar 25.05.2023 19:38