Deklarata e fortë për Florin dhe Aurelën, reagon sërish Albëria
Pëlqej
Deklarata e Albërie Hadërgjonajt në emisionin Oxygen ku fliste se pse nuk merr pjesë në Këngën Magjike bëri shumë bujë.

Shkurtimisht, Albëria tha ndër të tjera:

"Unë nuk kam shkuar më se pse nuk dua të fyej asnjë këngëtar, por Aurela Gaçe merr me vete pesë këngëtarë që punojnë te lokali i saj, 4-5 shokë. Flori Mumajesi ka konkurrentë aty 5-6 këngë që i ka kompozuar vetë. Normalisht, si do fitoj unë? Është mes miqsh. Nuk ka asgjë të keqe. Se i kam të dy miq dhe i dua shumë, por dua të them se nëse Aurela Gaçe është në Këngën Magjike, ç’dua unë? Jo se ka ndoshta këngën më të mirë, por se i ka 4-5 artistë të vetët. Normalisht, është dhe artiste e jashtëzakonshme, e mahnitshme. Edhe Flori këtë vit, kishte 5-6 kompozime të vetat, të gjithë i dhanë maksimumin e pikëve atij."

Por pasi pa si u përdor ajo që tha Albëria reagoi sërish:

“Më vjen shumë keq që u keqkuptua mënyra si e thashë se Aurela dhe Flori kur marrin pjesë te ‘Kënga Magjike’ kanë kolegët këngëtar që janë pjesëmarrës dhe kanë më shumë probabilitet që të fitojnë!

Në fakt, kjo s’do të thotë që nuk i vlerësoj dhe i dua! Thjesht nuk më ka pëlqyer mënyra e votimit asnjëherë. Kaq!
Aurela ka fituar edhe festivale të tjera dhe është artiste!” /albeu.com/
Shtuar më 14/01/2019, ora 08:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori