Deklarata e fortë e deputetit: Provat kundër Tahirit janë të çertifikuara nga Italia
Pëlqej
Deputeti i PD-së Gent Strazimiri në studion e emisionit “Kjo Javë” të gazetares Nisida Tufa ne “News24” ka deklaruar se provat që ka paraqitur prokuroria shqiptare në Këshillin e Mandateve dhe Rregullores, janë të certifikuara nga Italia.

“Për fat të keq vendosën ta mbajnë dhe të mbajnë anën e krimit, provat në pjesën më të madhe të tyre janë të certifikuara nga antimafia italiane, aq serioze janë, janë 4 vjet përgjime, janë të tëra fakte të njohura këto deri tani.

Seancën e fundit me një siklet të madh kolegët socialistë përdorën këtë argument, të gjithëve u kishin vënë në gojë: nuk më krijohet bindja që ekziston një dyshim i arsyeshëm”.

“Zyrtarisht sot mbani mend kete date eshte nje dite e rende per Shqiperine”.

Shtuar më 21/10/2017, ora 18:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori