Deklarata e fortë e Çekajt: Pas meje fshihet një grup kriminal shumë i famshëm
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka dhënë pretencën ditën e sotme për 3 të akuzuarit e trafikut, të sasisë së konsiderueshme, prej 613 kilogramë kokainë, të kapur në portin e Durrësit.

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar 21 vite burg për biznesmenin Arbër Çekajn, administratori i “Arbi Garden”, i akuzuar për trafikimin e 613 kilogramëve, për Donaldo Lushaj 16 vjet burg dhe për Armando Pezakun 13 vite burg.

Por në deklaratat e tij Cekaj nuk e pranon akuzën. Madje ai ka hedhur akuza për një grup tjetër kriminal që fhsihet pas tij, por pa përmendur emra.

“Jam këtu për të fshehur një grup kriminal shumë të famshëm”. /albeu.com.

Shtuar më 20/11/2019, ora 12:09

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori