Banorja e Unazës së Re, akuza të forta për Veliajn: Më vunë kryqin në derë
Pëlqej
Projekti i Unazës së Re, do të prekë shumë banesa në zonën e Astirit, dhe për këtë banorët kanë 17 ditë që ngrihen në protestë.

Madje ata deklarojnë se nuk janë informuar se shtëpitë do t'ju shemben por e kanë marrë vesh në mënyra të tjera.

Banorët, të cilët kanë kërkuar një takim me Veliaj, por ky i ka refuzuar, kanë folur mbrëmjen e sotme për News 24.

Ndër to është edhe një banore, e cila thotë se nuk ka pasur asnjë lloj komunikimi me asnjë prej institucioneve apo firmës së ndërtimit.

“Jam në proces legalizimi dhe shtëpia ime nuk është legalizuar. Vij nga puna dhe shikoj një kryq në murin e banesës.

E kam marrë vesh vetëm nga kryqi dhe diskutimi që është bërë mes banorëve.

Nuk kam asnjë lloj komunikimi thjesht dëgjoj çfarë flitet nga qeveria që do marrin shpërblim vetëm ata që kanë banesa të legalizuara”, u shpreh banorja. /albeu.com/
Shtuar më 20/11/2018, ora 23:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori