Deklarata e Ahmetajt për programin e PD, Basha: Nga Nusreti e tha?
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha i është përgjigjur ministrit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj i cili deklaroi më herët se opozita do të dështojë me programin ekonomik që në vitin e dytë të një mandati të parë potencial.

Teksa i përmendi ministrit restorantin e Nusretit Basha tha se Rama dhe Ahmetaj kanë dështuar në këto 8 vite qeverisje.

“Nga e tha nga Nusreti? Nuk merrem me njerëz të dështuar, kanë 8 vite që dështojnë. Edi Rama i pari dhe Arben Ahmetaj më kryesori. Tetë vite këta kishin gjithçka në dorë. Këta punuan për veten e tyre dhe një grusht njerëzish. Këta janë arsyeja që Shqipëria ka paketën me ndihëm më të vogël. Këta janë arsyeja pse shtresa e mesme taksohet më shumë.

Këta janë arsyeja pse mjerimi dhe varfëria ekstreme është dyfishuar. Tetë vite më thoni një premtim që kanë mbajtur. Nuk ka shqiptar që ti përgjigjet. Bilanci zero, program nuk ka. Çfarë do bëjë, do më sulmojë mua dhe ekipin tim. Shënojini se tre muaj vetëm këto do dëgjoni nga ai. Është i mbaruar më 25 prill është i paketuar. Shqipëria firon, Edi Rama humb”, tha Basha.
Shtuar më 02/02/2021, ora 14:47

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori