Deklarata "bombë" e Papës: Bota në prag të Luftës së Tretë Botërore
Pëlqej
Papa nga Italia ka lëshuar një deklaratë "bombë".

Ai tha se bota sot ka konflikte të ndezura për shkak të kulisave politike dhe interesave të errëta të grupeve të caktuara dhe se kjo mund të çojë deri në një luftë të Tretë Botërore.

“Në botën e sotme, pas kuintave, luhen mjaft interesa, strategji gjeopolitike, etja për para dhe pushtet. Pa harruar këtu edhe prodhimin dhe shitjen e armëve, që duket se është një factor mjaft i rëndësishëm. Konfliktet e shpërndara nëpër botë janë praktikisht një Luftë III Botërore e ndarë pjesë pjesë”, vlerësoi Papa.

Këtë gjë, Papa Françesku e tha gjatë fjalimit që mbajti në nder të 100 mijë trupave që dhanë jetën në krah të aleatëve në Luftën e Parë Botërore.

Ai ka shtuar se megjithatë nuk do ta donte luftën në botë, duke thënë se "lufta është çmenduri". /albeu.com/
Shtuar më 14/09/2014, ora 10:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori