Si të hiqni bojën e stilolapsit nga veshjet dhe materialet e ndryshme

Përpara se të lexoni këshillat tona praktike, duhet të dini që jo të gjitha njollat pastrohen njëlloj. Vështirësia e tyre qëndron në materialin përbërës të çdo veshjeje, si rrjedhojë për çdo veshje të ndryshme ka teknika të ndryshme pastrimi.

Kur veshja është sintetike:

Njolla e bojës së stilolapsit nga një veshje sintetike hiqet duke përdorur një leckë të njomur me qumësht të ngrohtë. Më pas shpëlajeni veshjen me ujë të bollshëm.

Pastrues të tjera efektiv janë: uthulla ose llaku i flokëve

Kur veshja është pambuk:

Nëse veshja e pambukut është e bardhë fshijeni njollën me sfungjer të lagur me lëng limoni të holluar me ujë.

Nëse veshja e pambukut është me ngjyrë fshijeni njollën me alkool në 90 °.

Detergjent të tjera efektive: acetoni.

Nga xhinset:

Për të hequr një njollë boje nga xhinset përdorni një sfungjer të lagur me uthull dhe alkool. Më pas zhyteni veshjen në ujë.

Detergjent të tjera efektive: qumështi, llaku i flokëve.

Kur veshja është mëndafsh:

Për të hequr një njollë boje nga një pëlhurë mëndafshi përdorni llak për flokët.

Detergjente të tjera efektiv: qumësht i nxehtë, alkool në 90 °.

Kur veshja është lesh:

Për të pastruar një njollë nga veshjet e leshit përdorni aceton. Më pas veshjen shpëlajeni me ujë të bollshëm.

Detergjente të tjera efektiv: alkool 90 °, lëng limoni.