Dëgjonte muzikë serbe, terroristi përmend edhe Kosovën (FOTO LAJM)

foto ilustruese
Njëri prej terroristëve që mori pjesë në vrasjen e të paktën 49 myslimanëve në Zelandën e Re ishte duke dëgjuar muzikë serbe kur nisi sulmin, ndërsa në manifestin e tij përmendte edhe Kosovën.

Ai thotë që duhet të ndalet SHBA dhe NATO që të luftojnë krahas myslimanëve, kundër të krishterëve, siç kishte ndodhur në rastin e Kosovës

Terroristi është identifikuar si Brenton Tarrant, 28 vjeç i lindur në Australi dhe me formim të mirëfilltë ushtarak.

manifestin e tij ai përmend shkaqet që e shtynë në këtë sulm terrorist duke u deklaruar kundër myslimanëve dhe emigrantëve në përgjithësi.

“SHBA/NATO luftuan përkrah myslimnëve të Kosovës dhe përcan të krishterët e Evropës që janë përpjekur të largojnë okupimin islam”, shkruan ndër të tjera në manifestin e tij.

Tarrant e ka përshkruar veten si një “burrë të zakonshëm të bardhë”, i cili është frymëzuar nga vrasësi serial norvegjez, Anders Behring Breivik.
Shtuar më 15/03/2019, ora 11:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori