Java që nis nesër dhe në ditët në vazhdim do t’i ketë brenda të gjitha, shi, dëborë, por edhe diell. Pritet një javë “klasike” dimri, me motin i cili parashikohet shumicën e ditëve i vranët me
reshje shiu e
dëbore si dhe disa ditë me diell por të acarta.
“Java nis nesër me ditën e Hënë ndërsa moti parashikohet kryesisht i vranët e alternime afatshkurtra në mesditë kthjellimesh.
Reshje shiu të herëpashershme me
intensitet të
ulët deri mesatar dhe në kohë afatshkurtër në zonën e veriut deri të lartë. Në zonën e Alpeve, verilindje në lartësitë mbi 300 metër dhe juglindje mbi 800 metër do të ketë
reshje tepër të dendura
dëbore.
Gjatë orëve të para të 24-orëshit të ditës së Martë reshjet vijojnë me
intensitet mesatar deri dhe të lartë në një pjesë të madhe të territorit. Pas orëve të mesditës reshjet humbasin intensitetin dhe bëhen të herëpashershme dhe
intensitet të
ulët. Në relievet malore në lindje të territorit
reshje tepër të dendura
dëbore te cilat gjatë ditës në zonën e veriut dhe jugut zbresin deri në lartësitë kodrinore 400-500 metër.
Dita e Mërkurë dhe ajo e Enjte parashikohen të kenë mot kryesisht të kthjellët dhe vranësira kalimtare e
reshje shiu të izoluara dhe lokale.
Java mbyllet me ditën e Premte me rikthim të motit të vranët e
reshje shiu të herëpashershme me
intensitet të
ulët e lokalisht shtrëngata afatshkurtër. Duke nisur nga orët e pasdites reshjet bëhen të vazhdueshme me
intensitet mesatar dhe të lartë në pjesën më të madhe të territorit. Përsëri
reshje dëbore në relievet malore në lindje por me
intensitet të
ulët” shkruan Shërbimi Meteorologjik.
Shtuar më 24/01/2021,
ora 16:51