Temperaturat e ulëta dhe reshjet e dëborës gjatë natës së kaluar kanë favorizuar krijimin e akullit në rrugë.
Autoriteti
Rrugor Shqiptar raporton cilat janë zonat, ku duhet të keni kujdes dhe të përdornin zinxhirë.
Në rajonin verior, rekomandohem me zinxhirë
akset:
Bicaj –Bushtricë, K.Domaj-Draje Rec, Kuben-Vasije (
pjesërisht me zinxhirë), Peshkopi- Qafë Drajë (
pjesërisht me zinxhirë), Ura e Cerenecit -Klenjë (15 kilometrat e para me zinxhirë) dhe Qafë Mali-Fierzë
Në
akset Trebisht-Doganë, Ura e Çerenecit-Klenjë, Ura e Çerenecit-Sterblevë po punohet për pastrimin e rrugës.
Në rajonin qendror, ARrSh rekomandon qarkullimin me zinxhirë në rrugët: Laç-Milot, Halilaj-Krujë, Krujë-Sarisalltik, Elbasan-Gjinar, Gramsh Kodovjat-Mollë Grabovë, Lunik Steblevë.
Nga Surreli e sipër rekomandohen vendosja e
zinxhirëve ose gomave dimërore.
Pjesërisht me zinxhirë Zëmblak-Goricë.
Në jug të Shqipërisë rruga e Dardhës dhe Qafa e Qarrit është e kalueshme me goma dimërore ose zinxhirë. Voskopoja nuk paraqet probleme në qarkullimin e mjeteve.
Autoriteti
Rrugor Shqiptar këshillon të gjithë drejtuesit e mjeteve të lëvizin vetëm me goma dimri ose zinxhirë, të reduktojnë shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe udhëzimet e policisë rrugore.
Shtuar më 14/02/2021,
ora 16:20