Dëbora shkatërron banesën trodicionale në Gjirokastër (FOTO LAJM)

Dëbora që ka mbuluar Shqipërinë, ditët e fundit, ka shkaktuar edhe probleme në disa qarqe të vendit.

Përveç rrugëve të bllokuara në akset Verorë dhe Jug-Lindore, raportohet se dëme janë shënuar edhe në Gjirokastër,

Bëhet fjalë për një banesë tradicionale e cila ëhstë shembur nga pesha e dëborës.

Shtëpia Sako, pranë kompleksit historik të “7 Krojeve”, ishte e pabanuar prej vitesh sepse pronarët ndodhen në emigracion.

Edhe shtëpia Mezini krah saj, monument me një pikturë murale të rrallë, është me rrezik të lartë shembjeje.

Në këtë zonë të qytetit të Gjirokastrës, ritmi i rrënimit ka qenë shumë i lartë gjatë dekadës së fundit./albeu.com/
Shtuar më 12/01/2019, ora 17:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori