Dëbimi i diplomatëve të Iranit, Bushati bisedë telefonike me sekretarin amerikan të shtetit
Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir
Bushati ka bërë të ditur me një postim se ka zhvilluar një bisedë
telefonike me Mike Pompe, Sekretari
amerikan i Shtetit.
“Sapo pata një telefonatë me
Sekretarin e Shtetit Pompeo, i cili falënderoi Qeverisë e Shqipërisë për lidershipin në marrjen e vendimit kundrejt praktikës diplomatike të papranueshme.
Nënvizova se Shqipëria po bashkon forcat me ato të vendeve të tjera evropiane për të mbrojtur sigurinë evropiane kundër të gjitha veprimtarive keqdashëse të pushteteve të tjera“, deklaron
Bushati.
Edhe pse
Bushati nuk e përmend, në fakt bëhet fjalë për dëbimin e diplomatëve të Iranit, të cilët mendohet se kishin qëllime terroriste. /albeu.com/
Shtuar më 21/12/2018,
ora 21:27