Kosova regjistron 770 raste të reja me Covid-19, bilanci i 24 orëve të fundit

Gjatë 24 orëve të fundir në Kosovë janë regjistruar 770 raste të reja me Covid-19 dhe 2 humbje jete. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se sot janë shëruar 1.589 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 202.664. Në total numri i rasteve aktive është 16.028.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.319 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.798.980 doza të vaksinës. Deri më sot 809.982 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./albeu.com

 


Shtuar 11.02.2022 15:04