Debatet nga Kuvendi në Facebook-un e Ramës, kryeministri ironizon komentuesin
Opozita bllokoi disa herë sot seancën plenare në Kuvend duke shkaktuar tension dhe debate në sallë.

Por mesa duket debati është spostuar edhe në faqen e Facebook të Kryeministrit.

Të shumtë kanë qenë ata që kanë komentuar, ndërsa mes tyre spikat një qytetar.

Ndërkohë bën përshtypje se shumë prej tyre e kritikojnë për mënyrën si Rama sillet në Parlament.

Njëri nga komentuesit e ka këshilluar që politika të merret me hallet e popullit dhe jo vetëm për karrigen dhe timonin.

“Egert, une hallet e njerezve shoh e me to merrem po nje hall i madh sot qe flasim eshte lufta e ulet qe bejne kundershtaret tane kunder hapjes se negociatave, pavaresisht se ty mund te mos te duket hall ky dhe s’te ve faj!”, i ka shkruar menjëherë Rama komentuesit. /albeu.com/
Shtuar më 10/05/2018, ora 18:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori