Debatet në Kuvend, Berisha injoron rëndë Grida Dumën
Pëlqej
Mesa duket thashethemet se ish kryeministri i Shqipërisë nuk e pëlqen bukuroshen zëdhënëse të PD-së, Grida Dumën, janë të vërteta.

Debatet sot në Kuvend nxitën edhe reagime te demokratët. Pak pasi Balla doli dhe mohoi faktin se Kryministri Rama kishte ofenduar
Berishën, PD vendosi të thoshte fjalën e saj.

Në mbledhjen e ngushtë u propozua që Enkelejd Alibeaj, nënkryetari i grupit të dilte e t’u përgjigjej akuzave të socialistëve publikisht.

Propozimi mori “pëlqimin” e ish-kryeministrit edhe pse nuk e pohoi me zë, por mesa duket Lulzim Basha kishte një tjetër emër në mëndje.

Ai thirri zëdhënësen e grupit Grida Duma, të afrohet. Emri i Grida Dumës nuk ka lënë indiferent Sali Berishën, i cili sipas BW i është drejtuar Bashës me fjalët: “Jo, jo, lëre fare”, duke lënë të kuptojë që nukepëlqente atë zgjedhje.

Lulzim Basha i gjendur në “vështirësi” është detyruar të gjejë një zgjidhje që të mos mërzisë askënd, duke dalë vetë për mediat.
Shtuar më 12/10/2017, ora 18:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori