Aksident në Përmet: Makina del nga rruga, plagoset çifti i të moshuarve

Një aksident ka ndodhur në Përmet ku një makinë ka dalë nga rruga në afërsit të fshatit “Stërmbec”.

Si pasojë është plagosur çifti i të moshuarve shtetasi M. Q., rreth 74 vjeç dhe shtetasia E. Q., rreth 70 vjeç, të cilët u transportuan në spitalin e Përmetit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i Plotë:

Përmet/ Informacion paraprak.

Rreth orës 16:00, njoftohemi se në aksin rrugor Përmet-Çarshovë, në afërsi të fshatit Strëmbec, mjeti tip “Mitsubishi” me drejtues shtetasin E. T., 47 vjeç, banues në Tiranë, ka dal nga rruga.

Për pasojë kanë mbetur të dëmtuar pasagjerët, shtetasi M. Q., rreth 74 vjeç dhe shtetasia E. Q., rreth 70 vjeç, të cilët u transportuan në spitalin e Përmetit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje shkuan shërbimet e policisë, grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit. /albeu.com/


Shtuar 24.12.2021 17:08