“Ktheu nga Dubai”, qytetarët kërkojnë largimin e Ramës (VIDEO)

Qyterarët janë mbledhur sot te Kryeministria duke protestuar për rritjen e çmimeve sidoms atë të naftës e cila ka shkuar në 2.75 litri.

Të shumë në numër ata i bëjnë thirrje për largimin e Edi Ramës, duke i kërkuar atij kthimin në Shqipëri teksa ndodhet për një vizitë në Dubai.

Protesta vijon, ndërkohë që dhe automjetet në rrugë kanë ndaluar duku u solidarizuar me protestën.

Ndërkohë, bëhet me dije se do të ketë çdo ditë protesta në orën 17:00, ndërsa protesta e madhe do të zhvillohet të shtunën në orën 11:00 paradite. /albeu.com/


Shtuar 9.03.2022 19:13