“Jemi të kërcënuar”, Rama tregon strategjinë e tij për luftën (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka dhënë lajmin për ngritjen e një Komiteti të Posaçëm ndërministror për përballimin e pasojave luftës.

“Krijimin e një komuniteti të posaçëm ndërministror për përballimin e pasojave të luftës. Nuk jemi në kushtet e një kërcënimi ushtarak, por si të gjitha vendet e tjera në kushtet e kërcënimit të përditshëm ekonomik, si rezultat e daljes krejtësisht nga binarët e normalitetit.

Sot, dëshirojmë që të flasim në mënyrë specifike për energjinë pasi është edhe palca e zhvillimit ekonomi. Ndërkohë kërcënimi i thellimit të krizës energjetike vjen vetëm duke u rritur”, deklaroi Rama në një konferencë të thirrur për shtyp në Kryeministri.

Kjo vjen fill pas kërcënimeve më të fundit nga ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, për rritjen në 300 $ për fuçi të çmimit të naftës./albeu.com/