3 vite më pas, Ibra thyen rekordin e Tottit dhe futet në historinë e Serie A

Zlatan Ibrahimovic nuk ka ndërmend të ndalet. Sulmuesi suedez u aktivizua në pjesën e dytë të ndeshjes së djeshme ndaj Lazios.

Ibra ishte protagonist duke iu afruar golit dhe më pas në minutat shtesë dha pasimin kyç për golin e fitores, shënuar nga Tonali.

Asisti e fut Zlatan në historinë e Serie A, pasi është lojtarë më i vjetër që e bën diçka të tillë, në moshën 40 vjeç, 6 muaj e 21 ditë.

Rekordi i mëparshëm mbahej nga një legjendë e futbollit italian, Francesco Totti.

Ish-lojtari i Romës kishte shërbyer për Nainggolan në shkurt të vitit 2019 në një ndeshje kundër Torinosë, që përfundoi 4-1./albeu.com/