Prej orës 13:00 të ditës së djeshme, për shkak të borës, i gjithë Kukësi dhe Hasi ka mbetur pa energji
elektrike. Si pasojë e një defekti në
linjat e transmetimit të energjisë, rryma është shkëputur për konsumatorët duke i lënë ata në errësirë të plotë.
Ekspertët bëjnë me dije se është shkaktuar një defekt në linjën 110 kilovolt në Krumë të Hasit, aty ku është dëmtuar fideri numër 4. Për fat të keq, temperaturat deri në minus 10 gradë nuk kanë favorizuar elektriçistët të cilët janë detyruar që të ndërpresin punën, për shkak të të ftohtit të madh. Ende nuk dihet se kur do të riparohet defekti, duke lënë në errësirë mijëra banorë të qytetit të Kukësit dhe njësive administrative të tij.
10:27-Dëbora izolon Kukësin,
qyteti në terr të plotë
Për shkak të kushteve të vështira të motit, mësohet se janë shkaktuar defekte në
linjat elektrike.
Defektet janë shfaqur në
linjat e energjisë
elektrike në veri të vendit.
OST njofton se
vijon të jetë me defekt linja 110 kv Kalimash-Kukës, raporton Portali "Albeu".
Ndër të tjera bëhet me dije se ka mbetur pa anergji
qyteti i Kukësit dhe rrethinat e tij. /albeu.com/
Shtuar më 06/01/2017,
ora 10:57