Davutoglu: Jo histori të Titos e Hoxhës
Kosova nuk duhet të ndryshojë historinë por interpretimet mbi të, kështu është shprehur ministri i jashtëm turk, Ahmet Davutoglu, gjatë vizitës së tij në Prishtinë.

Kryediplomati turk, Davutoglu ka shprehur këndvështrimin e tij për debatin rreth historisë duke thënë se Turqisë nuk i pëlqen që kosovarët të mësojnë historinë e interpretuar nga Josip Broz Tito apo Enver Hoxha.

Davutoglu ka pohuar se asnjë popull nuk mund të ndryshojë historinë, por interpretimet për të. Ai ka pohuar se historia duhet shkruar nga historianë që jetojnë në vitin 2011 dhe jo ata që jetojnë në vitet 1070.

Turqia e Greqia kanë një komitet të përbashkët që po punonjë në çështje të ngjashme, ka thënë më tej diplomati turk

Ndërsa, minsitri Hoxhaj ka pohuar se historinë duhet shkruar akademikët dhe jo politikanët. /albeu.com/
Shtuar më 26/08/2011, ora 18:52

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori