Dasmorët bllokojnë autostradën Tiranë-Durrës, dalin e kërcejnë në mes të rrugës (VIDEO)
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur pasditen e sotme në kryeqytet. Edhe pse në kohë Covid-i shumë persona nuk i kanë ndalur planet e tyre për t'u martuar apo bërë dasmë.

Por diçka e tillë nuk ishte parë ndonjëherë, ku disa dasmorë kanë bllokuar autostradën Tiranë-Durrës, duke u bërë kështu pengesë për qarkullimin e mjeteve të tjera.

Nga pamjet ata duket se janë shumë të gëzuar dhe kanë ndaluar makinat dhe kanë dalë duke festuar dhe kërcyer në rrugë.
Shtuar më 02/08/2020, ora 19:07

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori