Dashuri si e tyre, Dojna publikon videon duke kërcyer me Vlashentin (VIDEO)
Dojna Mema u rikthye në ekranin e “Top Channel” për të drejtuar spektaklin më të ri të talenteve, “Just Dance”. Të gjithë menduan se Dojna nuk do të rikthehej më në të njëjtin televizion, mirëpo më vonë ajo i surprizoi të gjithë më vendimin e saj. Dojna moderon tashmë spektaklin e ri të kërcimit, i cili mban autorësinë e Graciano Taganit dhe pjesë e jurisë janë Albi Nako dhe Enada Hoxha.

Spektakli është pjesë e emisionit “E diell” që transmetohet çdo të dielë dhe jepet ritransmetim çdo të premte. Siç duket Dojna është përfshirë shumë në programin e ri që drejton, aq sa ka tentuar të provojë disa lëvizje kërcimi në shtëpi bashkë me të dashurin e saj, Vlashent Satën.

Duke qenë se ata të dy e kanë bërë lidhjen publike dhe nuk fshihen më në rrjete sociale, Dojna ka postuar një video shumë të lezetshme teksa ata kërcejnë në krahët e njëri-tjetrit. Të dy ata duket se e kanë shijuar në maksimum këtë moment, teksa shihen duke qeshur me lëvizjet e tyre.

Dojna dhe Vlashenti konfirmuan publikisht lidhjen e tyre me rastin e Vitit të Ri. Moderatorja zbuloi disa ditë më parë se ajo dhe artisti i njohur kanë gati 3 vite që janë në një lidhje bashkë dhe se janë njohur për herë të parë për një intervistë që ajo i ka bërë Vlashentit në “Pop Culture”.

“Unë kam 3 vite që jam e lidhur, nuk ka qenë kurrë sekret sepse në cdo intervistë që kam dhënë kam thënë “Jam e dashuruar!”. Me atë njeriun dilja përdore në mes të Bllokut, kudo, na shihte e gjithë Tirana, e dinin të gjithë. Thjesht nuk dola me parrullë e të thosha: “Jam me këtë person.”

Nuk kam dashur ta mbaj sekret, kam dalë hapur me të që ditën e parë me të, por emrin dhe të bëj personin publik nuk e kam bërë sepse është një gjë që diskutohet në cift. Edhe kur nuk je personazh publik, nëse je lidhesh me një djalë nuk e thua direkt, pret njëherë të shohësh si shkojnë gjërat, për më tepër isha në një raport në distancë,” ka treguar Dojna.
Shtuar më 23/01/2021, ora 11:03

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori