"Dashuri deri ne amshim", Monika Lubonja rrëqeth me urimin për të bijën (FOTO LAJM)

Aktorja e mirënjohur Monika Lubonja ka marrë sot vëmendjen e të gjithëve në rrjete sociale me një urim super të veçantë për të bijën.

Vajza e saj Tea është sot goca e ditëlindjes, ndaj aktorja ka ndarë një foto me të duke i shkruar fjalët më të ndjera nga zemra e një nëne.

Monika tregon se ndihet e bekuar që Zoti i ka dhuruar dashurinë më të madhe në botë, teksa shkruan:

“Më pyeti një Engjëll :
– Cila është dëshira jote për sot?
Ju përgjigja : Bekoj Zotin që më dhuroi dashurinë më të madhe në botë , që është Tea.
Dashuria është forca më e madhe , që ti Tea ke…kjo shëron gjithçka në botë.
Edhe 💯 Tea ime,dashuria ime e përjetshme deri ne amshim.”

E ftuar më herët në “E diell”, Lubonja rrëfeu një moment të vështirë në jetën e saj, kur mendoi ta abortonte vajzën.

Aktorja tregoi se gjatë kohës kur studionte, u dashurua me një djalë dhe mbeti shtatzënë.


Mirëpo, për të ishte shumë i rëndë fakti që ishte shtatzënë, por jo e martuar dhe i frikësohej gjykimit të shoqërisë.

”Njerëzit më thonin: E tmerrshme, si të ndodhi ty kjo. Në atë periudhë kisha në plan të parë të bëja filma, teatër, se sa kisha filluar të luaja. E kështu, më fal o Zot, por mora vendimin që ta abortoja vajzën”- tregoi Lubonja.

Mirëpo, ajo që e kishte ndaluar këtë veprim ishte mamaja e Monikës.

”Mami im duke qenë mjeke, e sinjalizojnë për këtë që unë doja të bëja dhe ragimi i saj ishte: Të merr, s’të merr, do të të dalim ne për zot dhe ti vajzën nuk do ta abortosh kurrë.”- ka vazhduar aktorja.

Sot, Lubonja shprehet e lumtur që nuk e mori atë vendim.
Shtuar më 14/01/2021, ora 14:24

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori