Dash Shehi: Kush flet për dhunë në protestë është qen bir qeni, e meriton në lule të ballit
foto ilustruese
Ish-deputeti, Dashamir Shehi ka komentuar protestën e opozitës, që sipas tij ishte protesta më e madhe e organizuar. Shehi thekson se nuk shqetësohet që Rama nuk iku sot, pasi një ditë do ikë duke parë trendin në rritje të protestave.

“Sot Rama e ata që e drejtojnë patën një lloj fantazie se do kishte dhunë, të rrethojnë institucionet dhe duke zhgënjyer sot qeveritarët që prisnin për dhunë dhe ndërkombëtarët. Situatë kaq të paqme protesta në Shqipëri e botë nuk ka patur. Kush thotë sot për dhunë është qen bir qeni, e meriton në lule të ballit. Sot nuk pati asnjë lloj dhune”.

Për gazin lotsjellës të policisë ai u bën apel të gjithë opozitarëve se kush proteston duhet të jetë gati edhe për këtë gjë, pasi situata është e rëndë, kur një njeri i vetëm po vjedh shumëçka në këtë vend.

Për Shehin strategjia e opozitës është largimi i Ramës, krijimi i një qeveria tranzitore që të miratojë dy reformat kyçe.
Shtuar më 17/03/2019, ora 09:46

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori