Dardha zbardhet nga dëbora! Pamjet janë thjesht të mahnitshme (FOTO LAJM)

Pas veriut, reshjet e para të dëborës kanë rënë edhe në juglindje të vendit.

Fshati turistik i Dardhës në Korçë, është veshur me petkun e bardhë të borës duke ofruar pamje të mahnitshme tani që festat po afrojnë.

Për të evituar aksidentet, bëhet thirrje që të tregohet kujdes me qarkullimin drejt zonës së Dardhës.

Automjetet duhet të jenë te pajisur me zinxhirë nga drejtuesit e mjeteve.

Ndërkohë edhe në Kukës disa ditë më parë u regjistruan reshjet e para të borës.
Shtuar më 10/12/2019, ora 13:59

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori