Danimarka hap kufijtë për çiftet që jetojnë në distancë
Danimarka ka hapur kufijtë për çiftet që karantina i ndau prej njëri tjetrit për muaj me radhë! Që nga dita e hënë, çiftet të cilët jetonin në vendet nordike ose në Gjermani, mund të kthehen në Danimarkë dhe të bashkohen me partnerin/en.

Një prej rregullave që duhet të zbatohet për të përfituar nga ky vendim janë provat e dashurisë! Njerëzit duhet të provojnë lidhjen e tyre duke treguar, foto në çift, mesazhe, email-e.

Pra mjafton të thuash që "jam një i dashur që jetoj larg partneres", shanset për t'u kthyer në Danimarkë janë të mëdha.

Cilat janë rregullat?

Aktualisht, autoritetet daneze thonë se njerëzit që aplikojnë duhet të japin emrin, adresën dhe kontaktet e partnerit që jeton në Danimarkë si dhe prova të tipit: mesazhe të vjetra, telefonata, foto dhe detaje të tjera që provojnë se marrëdhënia është e mirëfilltë. Ata gjithashtu shtojnë se nga ky vendim do të përfitojnë çiftet që kanë lidhje serioze (të paktën 6 muaj)

Si do të ndikojë kjo tek çiftet?

Padyshim që ky vendim është lajmi i mirë për çiftet në distancë që s'mundën ta takojnë njëri tjetrin për shkak të koronavirusit, por dhe një test sfidues për vazhdimsinë e marrëdhënies.

Gjermania gjithashtu ka propozuar për të lejuar udhëtimin e lirë me 26 vende të Europës, Britaninë e Madhe si dhe Islandën dhe Norvegjinë. Pavarësisht diskutimeve, masat shtrënguese vijojnë të jenë në fuqi dhe peshën më të madhe të pasojave e kanë shprehur çiftet që jetojnë të ndarë në vende të ndryshme.
Shtuar më 27/05/2020, ora 13:18

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori