Danielsso i drejtohet Ramës: Në qershor na duhen prova bindëse
Drejtori i Përgjithshëm për Fqinjësi dhe Zgjerim në Bashkimin Evropian, Christian Danielsson është takuar me kryeministrin e vendit Edi Rama.

Këtë takim Christian Danielsso e ka shëpërndarë edhe në profilin e tij zyrtarë në TWitter, ku shprehet se me Ramën ka zhvilluar një bisedë shumë të hapur.

Danielsson sqaron se i ka kërkuar prova bindëse kryeministrit shqiptar për përparimin me reformat, që në qershor BE të vendsë në favor të Shqipërisë.

“Një bisedë shumë e hapur me kryeministrin @ediramaal për situatën aktuale politike dhe reformat. # Shqipëria duhet të vazhdojë përparimin në të gjitha fushat e reformave, dhe në veçanti luftën kundër krimit dhe korrupsionit, për të na bindur në qershor, kur 🇪🇺 # Shtetet Anëtare të BE do të shqyrtojnë përparimin”,- shkruan Danielsson.

Mësohet gjithashtu se pas Ramës i dërguari i BE-së do të takohet edhe me liderin e PD-së, Lulzim Bashën. /albeu.com/
Shtuar më 07/03/2019, ora 11:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori