E FUNDIT/ Kreu i opozitës komunikim të jashtëzakonshëm me median
Danaj: Maqedonia ka vdekur si shtet
Kryetari i Listës për "Shqipërinë Natyrale", Koço Danaj është shprehur se protestat duhet të vazhdojnë derisa të krijohet një shtet i ri shqiptar, që do të përfshinte edhe territore që ndodhen sot në Maqedoni, Serbi, Mal të Zi dhe Greqi.

Sipas tij, shqiptarët përbëjnë më shumë se 35 përqind të popullsisë në Maqedoni dhe janë të shtypur dhe të diskriminuar.

Danaj thotë se Maqedonia ka vdekur si shtet dhe se është koha për krijimin e "Shqipërisë Natyrale".

“Shqiptarët u ngritën kundër shovinizmit të qeverisë maqedonase. Ata u përplasën me policinë, e cila ishte e armatosur deri në dhëmbë, Protestat në Maqedonia patjetër duhet të vazhdojnë. Hap pas hapi ai territor duhet të pastrohet nga çdo lloj dallimi religjioz ose nacional, kurse kryengritja të transformohet në një lëvizje të gjithanshme, e cila qëllim të vetëm do të kishte bashkimin me Shqipërinë. Kjo është gjuha e vetme të cilën e kupton kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski, por si duket edhe Brukseli. Populli shqiptar ka të drejtë të refuzojë koegzistencën me një qeveri dhe një popull i cili nuk i pranon. Ata janë të shtypur në një vend ku përbëjnë më tepër se 35 për qind të popullsisë”, ka thënë Danaj për gazetën serbe Kurir.

Koço Danaj ka vlerësuar se Marrëveshja e Ohrit ka kohë që është varrosur dhe se Maqedonia ka vdekur si shtet. /albeu.com/


Shtuar më 14/07/2014, ora 11:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori