Dallgë 11 metra, cikloni i pazakontë tmerron Greqinë (VIDEO)
Cikloni i pazakontë që ka goditur Greqinë në orët në vijim kanë shkaktuar situatë alarmi në vend.

Edhe pse rreziku është ulur pasi cikloni ka ndryshuar drejtim duke goditur vetëm disa ishuj në Egje, gjë e cila bën të shmanget gadishulli i Peloponezit, rreziku mbetet i lartë, raporton Albeu.com.

Mediat greke raportojnë për dallgë që do të shkojnë deri në 11 metra kur cikloni të godasë ishujt, ndërsa janë mbyllur shkollat, kurse rrugët janë mbushur me pemë të rrëzuara.

Një pjesë e fluturimeve në zonat e prekura janë ndërprerë, po ashtu edhe energjia elektrike. /albeu.com/



Shtuar më 28/09/2018, ora 11:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori