Dalipi: 100 ditët e Bashës të dështuara
Pas shpalosjes së punës 100 ditore të Bashkisë së Tiranës gjatë ditës sotme ka ardhur edhe kundërpërgjigjja e kreut të këshilltarëve të Partisë Socialiste në Këshillin Bashkiak Aldrin Dalipi i cili i ka quajtur 100 ditët e dështuara të Bashës për disa arsye.


Sipas tij puna e tij në Bashki kishte ardhur pas spastrimit që ai i kishte bërë stafit të kësaj bashkie



“ 100 ditëshi i Lulëzim Bashës ka qenë një mashtrim dhe një dështim i madh i shoqëruar me largime dhe përndjekje politike, pazare politike, shpërdorim i miliona eurosh në sheshin “Skënderbej”, dhe përfundimisht ai e pranoi publikisht se lejet për hipotekim nuk janë meritë e tij , ato kanë qenë të firmosura nga vetë zoti Rama” -u shpreh Dalipi. /albeu.com/
Shtuar më 07/11/2011, ora 16:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori