Dalin sheshit kasetat me videot intime të politikanëve (FOTO LAJM)

Në mediat sociale të Iranit po bëjnë bujë disa kaseta ku politikanë të njohur në vend kanë filmuar veten duke kryer marrëdhënie intime.

Ish-guvernatori i Kohgiluyeh dhe Boyer-Ahmad, Ali Mohammad Ahmadi është kapur në momente intime me një grua.

Kasetat janë publikuar në rrjet nga disa aktivistë që përpiqen të nxjerrin në pah hipokrizinë e zyrtarëve që predikojnë moralin.

Videoja e parë u postua në internet në 4 gusht dhe thuhet se ka kapur Ali Mohammad Ahmadi, ish-guvernatori i Kohgiluyeh dhe Boyer-Ahmad – duke kryer marrëdhënie seksuale me një grua. Një tjetër u publikua më 9 gusht dhe tregoi kryetarin e Sadrës, Abbas Malekzadeh lakuriq duke përkëdhelur një femër të zhveshur.

Një bashkëpunëtore e ngushtë e Ahmadiut u betua se gruaja në video ishte gruaja e tij e ligjshme.

Kurorëzimi dhe seksi jashtë martesës janë të paligjshme sipas ligjit iranian dhe mund të çojë në dënim me marrje jete. Megjithatë kritikët thanë- pas shfaqjes së videos së dytë në internet tetë minutëshe- se gruaja nuk ishte bashkëshortja e tij. Më vonë u raportua se ajo punon për një kompani ajrore iraniane.

Kohët e fundit ai dha dorëheqjen nga pozita e tij si guvernator për të filluar fushatën për zgjedhjet legjislative të shkurtit 2020.

Por, ky nuk është skandali i parë që goditi zyrtarët, pasi në vitin 2007, Reza Zarei, shefi i policisë në Teheran, u arrestua në një bordello me gjashtë gra. Ai kaloi katër muaj në burg para se të dilte në pension të parakohshëm.
Shtuar më 30/08/2019, ora 10:15

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori