Dalin përgjimet e Stresit me shokët: Erdhën të "zinjtë" morën "atë", babi i ndoqi nga pas
Pëlqej
Prokuroria e Tiranës ka zbardhur bisedat telefonike mes Stresit dhe një mikut të tij, të cilin e informon mbi kontrollet e policisë në zonën ku ai vepronte.

Më datë 3 korrik të këtij viti rreth orës 19 Stresi me nr. 723 merr në telefon një numër që përfundon me 909, të cilin e njofton se ka hedhur armën e tij të zjarrit duke i kërkuar gjithashtu që të telefononte të atij e tij, Sali Lushajn që të intereseohej në lidhje me vijimësinë e aksionit, shkruan Shqiptarja.com.

Biseda telefonike:
723: Ej na kanë ardhur tek lagja ata që kemi inat ne.
909: Kush?
723: Robq**at, e zinj. Po, edhe unë e hodha atë a kupton po e kanë kap, po skanë pa mu që e kam hudh?
909: Po pse o vlla?
723: Se di erdhën aksioni ika me gjysëm zemre, kam lëziv.
909:ka je ti?
723: Jam këndej ke një shok, hajde. Po fol pak me Salën, bjeri pak dhe fol pak me të.
909: Ca ti them?
723: Po mere njëherë pyete ca bëhet, ca situate është? Merre njëherë të lutem.
Pak minuta më vonë, 909 e merr sërish në telefon Stresin të cilin e njofton se babai i tij kishte ndjekur të gjitha veprimet e policisë.
940: po kanë ik mor byt***mat, ka shkove?
723: Po a e morën atë?
940: Jo mor burrë, i ndjeku Sala. A keni nai hall me na njoh
723: Jo pa e kapën atë senin se e kam gjujt atë senin mor.
940: Jo mos burrë, asnjë gjë në botë, i ndoqi Sala ikën.
Shoku i tij, i ka kërkuar që t’I tregojë vendin në mënyrë që ai të shkojë dhe të marrë armën.
940: Në ça vendi e ke pas?
723: O figurë mos shkoni aty se poi u zëjnë, aty brenda shkollës ku rrijnë ne ulur. Aty ku është tatuazhi “Badboy for life” nga brenda aty. Aty shihe njëherë.
Pasi ka shkuar në vendgjarje shoku informon Stresin se arma ishte marrë nga forcat e policisë.
940: Po ka shkuar dhe ka ndenjur p***rob**i.
723: E kanë marrë?
940: hajde se të marrë më vonë.
723: S’duan ta bëjnë të madhe.


Po atë natë, Stresi ka marrë sërish shokun e tij në telefon duke u interesuar për një automjet, i cili i duhej për të lëvizur. Gjatë telefonatës, shoku e informon Stresin edhe për një bisedë që ka bërë me një efektiv policie për të fshirë gjurmët e gishtave në armën e zjarrit.

Sipas shokut të tij, miku në polici i ishte shprehur se kësaj herë nuk mundej pasi kishte shumë njerëz nëpër këmbë por sapo t’i jepej mundësia do ta bënte një gjë të tillë.


723: O byrazer pyete Lir Selmanin se atij ia kam marrë makinën kam dy ditë, a e ka me qera këtë apo jo?
940: *pyet personin a e ka me qera?* Jo thotë. Është e Gentit që punon në Rinas.
723: A mirë thuaj që sot më duhet mua, se ashtu e kam hallin se më duhet të lëviz njëherë. Ja sjell vetë thuaj.
940: Ej, atë shefin e kishte marrë Sala në telefon dhe ai i kishte dhënë që atij ia bëra me dorë të parit.
723: Po, po më tha ik. Po për armën?
940: Është një motër**r që i ka marrë në telefon.
723: Po hynë me i nxjerr gishtat armës...
940: Më duket se ky shoku im... Të shkoj ta kapi unë o shok së e kapa kot, ti them unë Salës me stil. Ti thojë atij fshije.
723: Po ca ka me i thanë ai tani se atë e kanë marrë gjithkund me vete.
940: Po problemi se tek për tek me të ka mundësi t’ja thojë një fjalë.
723: Ishalla o zot.
940: A të shkoj t’i them a jo?
723: Po, po thuaj që ta pastrojnë.

Brenda të njëjtës orë shoku merr sërish Stresin të cilin e sinjalizon për mundësinë e fshehjes së gjurmëve në armën e zjarrit duke i thënë se një gjë nuk ishte e mundur.

940: Jo tha. A mundemi të gjejmë ndonjë gjë i thashë. Jo më tha se janë shumë
723: Janë shumë ë?
940: I thashë po të dalin nga aty. Po të dalin nga aty e di vetë më tha.
723: Hajt mo vari k***n, ca të jetë e shkruajtuar o vëllai im.
Pasi mbylli telefonatën me shokun e tij Stresi merr numrin 330, të cilin e informon në lidhje me situatën.
723: Na erdhi gjithë shteti në lagje ne.
330: Pse?
723: Nuk e di.
330: Ca thu ti?
723: E kanë kapur telefonin që kisha. Kam lëvizur tani kush e di kur shihemi.
E mbylli me 330 dhe Stresi merr në telefon 464, të cilin e njofton që mund të shkojë në banesën e tij që të rrijë nja dy ditë pasi mund të shpallet në kërkim.
723: Shifi lajmet nesër, se do të më shpallin në kërkim. E hodha se ma kapën, armën mo.
464: Ba.
723: Kurdo që të vij do t’i bie telefonit në paç nevojë me ndejt dy ditë andej./Shqiptarja.com/

Shtuar më 19/10/2018, ora 17:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori