Përplasën për vdekje 60-vjeçarin, arrestohet shqiptari dhe një polak

Një 39-vjeçar shqiptar dhe një 47-vjeçar polak janë arrestuar pas një aksidenti.

Ata përplasën me makinë një 60-vjeçar në aksin Gjirokastër-Kakavijë ditën e djeshme dhe si pasojë ai ka humbur jetën.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Seksionit të Trafikut Interurban dhe Urban arrestuan në flagrancë shtetasit 47 vjeç, banues në Poloni dhe 39 vjeç, banues në Tiranë, pasi nga përplasja e automjeteve që drejtonin këta shtetas, pasditen e djeshme, në aksin rrugor “Gjirokastër-Kakavije”, ka humbur jetën shtetasi Vasil Gega, 60 vjeç, i cili ishte me bagëti, anash rrugës ku ndodhi përplasja.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

 


Shtuar 13.08.2023 16:31