Dalin pamjet e ndihmës së parë të mjekëve ndaj Andi Malokut (VIDEO)
Kanë dalë pamjet e dhënies së ndihmës së parë ndaj shoferit të prokurorit Arian Ndoji.

ABCNews raporton për gjendjen e të plagosurve. Sipas mjekëve prokurori Ndoji është në gjendjestabilizuar dhe ndodhet në pavionin e Ortopedisë në Spitalin e Durrësit.

Drejtoresha e Spitalit të Durrësit pohon për se tashmë prokurori ndodhet në gjendjestabilizuar dhe po vazhdon në kujdes intensiv të mjekëve ortopedë, po kështu edhe Land Muharremi. Në gjendje më të rëndë por të stabilizuar është shoferi i prokurorit Andi Maloku, i cili ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë.

Sipas grupit hetimor, makina në të cilin po lëvizte prokurori Ndoja, është në pronësi të vëllait të Aleksandër Lahos.
Shtuar më 02/11/2019, ora 14:06

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori