Keni lëkurë të tharë, probleme me përqendrim dhe ndiheni të lodhur? Ky është shkaktari

Pas shumë dekadave me frikë se ushtrimet me peshë vetëm e zmadhojnë trupin dhe na bëjnë të dukemi si Hulk-u, tani shumë gra janë duke e vlerësuar lart rëndësinë e ushtrimeve të forcës.

Por, një regjim fitnesi me ushtrime të peshës kërkon një gjë të rëndësishme – shumë proteinë! – transmeton Telegrafi.

Proteina është një nga molekulat më të rëndësishme të trupit, pasi është blloku ndërtues i thuajse çdo gjëje në trupin tonë, duke filluar nga muskujt e thonjtë, e deri te lëkura dhe flokët.

Proteina u mundëson hormoneve dhe enzimave të funksionojnë me efiçiencë, transporton molekula të ndryshme përgjatë trupit, si dhe i mirëmban dhe riparon muskujt.

Kur nuk kemi mjaftueshëm proteinë, trupi fillon që proteinën ta zëvendësojë me muskuj dhe kësisoj mungesa e proteinave shpije në humbje të masës muskulore, i zvogëlon nivelet e energjisë, etj.

Ndërsa individët të cilët ushtrojnë rregullisht kanë nevojë për më shumë proteina – deri në 1.6g për kilogram të pesës trupore – në mënyrë që të ndihmojnë në riparimin e muskujve.


Shtuar 17.02.2022 19:46