Partizani merr kreun, Laçi mposht Erzenin (VIDEO)

Kanë përfunduar 2 ndeshje e javës së 14 të Abissnet Superiore. Partizani rikthehet te fitorja duke mposhtur 2-1 Kukësin.

Golat për të Demat e Kuq u realizuan nga Bitri 25′, Skuka 30′, ndërsa për Kukësin realizoi me penallti Basa në 70′.

Ndërkohë fitore ka arritur edhe Laçi që mposhti 1-0 Erzenin. Goli i vetëm për Laçin u realizua nga Ujka në fund të pjesës së parë. /G.D albeu.com/

RENDITJA


Shtuar 15.12.2022 18:00