Dalin fakte tronditëse nga abuzimi i priftërinjve me 1 mijë fëmijë
Janë publikuar dëshmi tronditëse nga ngjarja që shokoi botën javën që po lëmë pas. Abuzime me mbi 1000 fëmijë nga 300 priftërinjë të kishave në Pensilvani. CBS News ka publikuar pjesë nga dëshmitë tronditëse.

Në një raport prej 1400 faqesh, hetimet përshkruajnë edhe në mënyrë grafike horrorin njërit pas tjetrit të abuzimeve që priftërinjtë kanë bërë ndaj fëmijëve, duke i përdhunuar dhe duke i rrahur. Raporti gjithashtu flet edhe se si priftërinjtë janë munduar që përmes kishës t’i fshehin abzuimet e tyra për disa vjet.

Ja disa nga dëshmitë tronidtëse nxjerr nga hetimet.

Abuzimi i pesë motrave nga një familje

Ati Gus Giella i Diocezës së Harrisburgut, dyshohet se ka abuzuar me pesë apo gjashtë motra nga e njëjta familje, përfshirë edhe një foshnje 18 muajshe. Guella ‘vazhdimisht ka mbledhur” mostra të urinës së vajzave, qime flokësh dhe gjak menstruacionesh, thotë raporti.

Dioceza kishte refuzuar ta largonte nga detyra Giellan edhe pasi ishin gjetur prova të tilla në shtëpinë e tij. Ai u arrestua në gusht të vitit 1992.

Unaza e përdhunimeve

Priftërinjtë kishin përdorur edhe këtë taktikë: kishin shkëmbyer viktimat mes vete. Këtë krim e kanë bërë prifërinjtë e Diocezes së Pisttsburghut, Geroge Zirëas, Francis Pucci, Robert Ëolk dhe Richard Zula. Ata kanë shkëmbyer informacione lidhur me metodat e përdhuimeve si dhe kanë bërë ‘ndërrimin e viktimave mes njëri – tjetrit”, thotë raporti i hetimit. Priftërinjtë dyshohet se kanë prodhuar material për pornografinë e fëmijëve ku edhe kanë xhiruar veten duke ushtruar dhunë seksuale ndaj fëmijëve, transmeton Periskopi.

Djali i zhveshur si Krishti

Prifti Zirëas kishte thirrur një djalosh të quajtur George, në mesin e viteve 1970 dhe e kishte mësuar atë të vozis. Familja e George inkurajonte të birin të takohej me priftin për shkak të ‘mirësjelljes së tij’ dhe për shkak të ‘ndikimit të mirë të priftit mbi të birin’. Prifti e kishte dërguar në kishë Georgen dhe kishte ftuar edhe disa kolegë tjerë të tijë, Puccin, Zulan dhe një tjetër prift të quajtur Francis Luddy.

Sipas raportit të hetimeve, priftërinjtë i kishin thënë Georges të ngritej në këmbë dhe të zhvishej. Ata kishin vizatuar një imazh të Krishtit të zhveshur në kryq dhe i kishin thënë Georges të hiqte edhe pantollonat sepse ishte ‘shumë mirë të dukej si Krishti’.

Në dëshminë e tij tronditëse, George, në mesin e viktimave të përdhunuara, kishte deklaruar se priftërinjtë abuzonin më shumë me djem. Kur kryenin krimin, priftërinjtë zakonisht u jepnin viktimave nga një kryq për të varur në qafë. Sipas dëshmisë, ajo ishte një shenjë ‘se kjo është një viktimë e tyre dhe se mund të përdoret nga të tjerët”.

Prifti kryesor që organizonte këtë mënyrë përdhunimi, Zirwas, u gjet i vdekur në Havana në maj të vitit 2001.

Një metodë tjetër tronditëse

Ati Gregory Flohr i Diocezës së Greensburgut, dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një djalë në vitet 1967 ose 68’, kur djali ishte vetëm 10 vjec. Flohr sipas dëshmisë, kishte ‘prekur organet gjenitale të djalit të vogël dhe i kishte thënë ‘Zoti i do të gjithë fëmijët e tij’. Flohr më pas e mëson djalin 10 vjecar se si t’ia prekë organet gjenitale edhe atij dhe e detyron të bëjë seks oral.

Flohr, e kishte ftuar djaloshin të rrëfehej dhe e kishte përdhunuar edhe aty. Ia kishte future penisin në gojë, sipas dëshmive tronidtëse që ka publikuar gjykata. Më pas e lë djaloshin të shkojë por fillimisht e quan ‘djalë i keq’.

Pas kësaj, viktima do ia vënte zjarrin dyshemesë së kishës. Dioceza, kishte ndarë 51 mijë dollar për këtë viktimë, lidhur me mjekimin e tij, duke e quajtur këtë si ‘një akt humanitar të kishës’. Prifti Flohr vdiq në vitin 2004.

‘Zoti nuk i do fëmijët që veshin rroba’

Ati Edmon Parrakoë, ka përdhunuar 35 djem në një periudhë 17 vjecare. Një viktimë, në dëshminë e tij, ka thënë se prifti u kishte thënë në altar djemve që të mos veshin rroba, sepse ‘Zoti nuk i do fëmijët që veshin rroba’. Sipas dëshmisë, pas altarit, prifti i merrte djemtë dhe i dërgonte në një dhomë private duke u thënë se duhet t’i kryejë disa ‘ekzaminime fizike’. Pastaj, ai nise t’i prekte djemtë e rinj duke përfunduar në përdhunim seksual.

Në raportin e gjatë, pjesë nga i cili ka shkëuptur CBS Neës, përshkruhen edhe raste tjera nga dëshmitë, sjell nga hetimet e gjykatës në Pensilvani, ku priftërinjtë, kishte raste ku edhe kishin mbytur viktimat e tyre, ose edhe raste kur viktimat kishin vdekur si pasojë e dhunës seksuale./CBS News/


Shtuar më 18/08/2018, ora 12:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori