Ndodh në Singapor, 46-vjeçari ekzekutohet me vdekje për trafikim të 1 kg kanabis

Autoritetet e Singaporit njoftuan sot ekzekutimin me varje të një 46-vjeçari, i cili ishte dënuar me vdekje pasi ishte kapur duke trafikuar 1 kilogram kanabis.

Tangaraju Suppiah, 46 vjeç, u var sot në agim, pavarësisht thirrjve nga aktivistët dhe Kombet e Bashkuara për ta rishqyrtuar këtë vendim ekstrem, shkruan BBC.

46-vjeçari u ekzekutua pavarësisht një thirrjes që Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut i bëri autoriteteve të Singaporit për vendimin.

Tagaratzu Supia u dënua me burgim të përjetshëm në vitin 2018 për përfshirjen e tij të dyshuar në trafikimin e 1.01 kg kanabis, dyfishi i sasisë së dënueshme me vdekje në Singapor, një vend me një nga dënimet më të ashpra në botë për sa i përket drogës.

Të mërkurën, familja e Tangaraju Suppiah u mblodh në burgun Changi pranë aeroportit të qytetit në lindje për të marrë trupin e tij.

“Familja tha se nuk do të hiqnin dorë nga ai deri në fund”, tha aktivistja kundër dënimit me vdekje Kirsten Han për BBC.

“Ata kanë ende shumë pyetje të pazgjidhura në lidhje me rastin e tij dhe provat kundër tij. Ka qenë një përvojë kaq e tmerrshme për ta.”

Vitin e kaluar Singapori vari 11 persona, të gjithë me akuza për drogë, duke përfshirë një burrë me aftësi të kufizuara intelektuale, i dënuar për trafikim të tre lugëve gjelle heroinë./albeu.com/